Pluhur dhe baltë, një fenomen i çuditshëm do ndodhë sot në Shqipëri

Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një mot aspak i qëndrueshëm, që është shoqëruar me reshje dëbore në zonat e thella malore, me reshje shiu të dendura në një pjesë të mirë të Shqipërisë dhe me një erë të fortë me pluhur sidomos në qytetin e Durrësit.

Meteorologia, Tanja Porja, ka bërë parashikimin për motin në vendin tonë në ditët në vijim. Sipas Porjas temperaturat në mëngjesin e sotëm kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Mëngjesi i sotëm ndihet zagushi, pasi vlerat minimale janë jo më poshtë se 6-7 gradë celcius në zonat malore, ndërkohë në shtrirjen perëndimore përfshirë dhe kryeqytetin, termometri sot ka shënuar rreth 11-15 gardë celcius ne mengjes, vlera këto mjaft të larta. Mesdita e sotme do të shëojë rreth 26-27 gradë celcius.

Vranësirat vijnë nga jugu i kontinentit, vijnë në fakt masa ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat kalojnë nëpër Mesdhe ku ushqehen me lagështirë, prandaj edhe reshjet e para që pritet të bien do të jenë shi i shoqëruar me pluhur dhe baltë.

Mbrëmë gjatë natës era ka qenë problematike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot. Kështu pritet të vijojë deri sonte vonë në mbrëmje, kryesisht në hapësirat detare. Më e theksuar kjo në hapsirat detare të Jonit, pasi shpejtësia e erës arrin rreth 9-10 km/h në det të hapur.

Edhe pjesa tjetër e Adriatikut është problematike për sa i përket erës, por fatmirësisht do të zgjasë vetëm deri sonte në mbrëmje, zbulon meteorologia Tanja Porja.