Arrestimi i A$AP Rocky: Çfarë ndodhi dhe pse akuzohet
A$AP Rocky është ndaluar nga policia në aeroportin e Los Angeles të mërkurën, i akuzuar se ka lidhje me sulmin e ndodhur në nëntor të 2021-shit.
Reperi u arrestua me akuzën për “sulm me një armë vdekjeprurëse (armë zjarri)” në lidhje me të shtënat në Hollyëood vjeshtën e kaluar, tha Departamenti i Policisë së Los Angeles përmes një deklarate në Twitter. Ai u lirua orë më vonë pasi pagoi një garanci prej 550,000 dollarësh.
Mbrëmjen e 6 nëntorit, dy të njohur po debatonin në zonën e Hollyëood-it në Los Angeles. Debati u përshkallëzua dhe rezultoi që i dyshuari qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës. Viktima ka pësuar një lëndim të lehtë nga incidenti dhe më vonë ka kërkuar trajtim mjekësor. Pas të shtënave, i dyshuari dhe dy burra të tjerë thuhet se janë larguar nga zona në këmbë.
Autoritetet thonë se i dyshuari është identifikuar si 33-vjeçari Rakim Mayers, i njohur ndryshe si A$AP Rocky”.
Gjatë kohës së arrestimit, reperi, po kthehej në Kaliforni nga Barbados, ku ndodhej me pushime. Edhe para pak ditësh, reperi ishte në krye të çdo lajmi portalesh, pas një thashethemi që thoshte se ai ka tradhtuar Rihanna-n me dizajneren rumune, Amina Muaddi. Zërat u përgënjeshtruan nga kjo e fundit. Rocky dhe Rihanna presin të bëhen për herë të parë prindër të një bebushi.
Anabelmagazine