Femra ‘në nxehtësi’ hakmerret ndaj tigrit mashkull që preferon gjuetinë në vend të seksit (fotot)

Një tigreshë në momente ‘nxehtësie’ është kapur në foto duke i dhënë një dënim të ashpër mashkullit të saj qe po tregonte më shumë interes te gjuetia se intimiteti me të.

Kujdestarët e parkut thanë se tigresha “e refuzuar” Krishna iu sul me kthetra mashkullit të saj Ganesh, teksa përpiqej ta detyronte të ndryshonte mendje.

Spektatorët në parkun natyror të Rajastan në Indi e quajtën zhvillimin, ‘dyluftimi final i felinëve’.

Fotot dramatike tregonin femrën në epsh që nisi dyluftimin e zemëruar.

Ajo u ngrit në këmbët e pasme dhe qëlloi me putër mashkullin e ri.

Dyshja më pas ulërinte me gjëmim gjatë konfliktit ku të dy palët morën goditje të forta me kthetra.

Pamjet u morën nga fotografi Jayanth Sharma.

Ai u gjet mes luftimit të pazakontë në parkun kombëtar indian Ranthambore.

Parku që më parë shërbente si terren gjuetie për fisnikërinë strehon tigra, leopardë e krokodilë kënetash.

Top Channel