Ronaldos i vdes djali i porsalindur: “Jemi të shkatërruar”!
Me zemër të thyer, Cristiano Ronaldo njoftoi vdekjen e djalit të tij të porsalindur. Partnerja e vet, Georgina priste binjakë, por prej tyre, vetëm vajza mundi të jetojë.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e keqe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.
Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë”, ka shkruar me trishtim të thellë Ronaldo në rrjetet sociale. Ai është sakaq baba I katër fëmijëve të tjerë, dy binjakëve Eva Maria dhe Mateo, djalit më të madh Cristiano Jr. dhe vajzës Alana Martina.
Bordo