Vijon gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp, akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit
Gjatë fjalimit hapës, avokatja e Amber Heard ka bërë akuza të reja kundër ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp.
Elaine Bredehoft pretendoi se aktori e sulmoi seksualisht klienten e saj teksa ishte në gjendje të dehur.
Depp ishte dukshëm skeptik derisa avokatja i bënte akuzat dhe tundte kokën për të thënë ‘JO’ pas komenteve të saj.
Ekipi i tij lëshoi një deklaratë në përgjigje të pretendimeve “të gabuara”.
“Këto pretendime fiktive nuk u hoqën asnjëherë në fillim të akuzave të Amberit në vitin 2016, ndërsa janë shfaqur vite më pas pasi është akuzuar për shpifje, meqë deklaroi se ishte viktimë e ‘dhunës seksuale’. Këto fjalë janë vendimtare në rastin e shpifjes dhe të përshtatshme, ndërsa ky pretendim pasoi vetëm pas kësaj”, kanë thënë ata për The Independent.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se ky pohim “ndjek modelin e pretendimeve të saj të hollësishme, të gabuara që kanë vazhduar të ndryshojnë dhe evoluojnë me kalimin e kohës”.
Në gjyq dëshmoi edhe motra e madhe e Depp-it dhe presidenti i kompanisë së tij të prodhimit. Ajo foli për rininë e saj dhe të Depp-it, duke kujtuar abuzimin që pësuan ajo dhe vëllai i saj.
“Ne iknim dhe fshiheshim”, kujton ajo kur pa nënën e saj duke ushtruar dhunuë fizike ndaj babait të tyre, për të cilin tha se nuk reagonte. Christi gjithashtu shtoi, “Ajo na godiste. Ajo hidhte gjërat.”
Kur u pyet nëse Johnny u hakmor ndonjëherë kundër abuzimit, motra e tij tha jo, “Ai nuk e bëri kurrë këtë gjë”.