Bora i kthen varësen Donaldit? Pas deklaratës, aktori poston video

Donald Veshaj bëri dje një deklaratë që duket sikur ndjekësit e prisnin prej kohësh.

Pas të gjitha thashethemeve në rrjete, kjo ishte hera e parë që pas daljes nga BBV, Donaldi u shpreh për jetën e tij private.

Me anë të një statusi në InstaStory, Donaldi tregoi hapur se e ka mbyllur kapitullin me Trixën, ndërsa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë.

Por suprizat nga Donaldi nuk mbarojnë me kaq.

Sot ai postoi në InstaStory një foto ku mban një varëse, që aloduhet se është varësja që mund t’i ketë kthyer Bora.

Varësja nuk është i vetmi element i videos që nxit kuriozitetin.

Videoja bashkëngjitet me një këngë vargjet e të cilës janë “Swallow my bride” (gëlltis krenarinë), që është në një linjë me deklaratën e djeshme të Donaldit.

Dhe elementi më pikant, për në fund. Donaldi në video shfaqet me një tatuazh, ku duket se janë pasqyruar buzët e Borës!

Pa të shohim, a do “të shkrijë” Bora?