Pas 29 vitesh martese, ndahen prindërit e Miley Cyrus!

E treta e vërteta, por jo për mirë për prindërit e këngëtarës me famë botërore, Miley Cyrus, të cilët, pas ii janë afruar dy herë divorcit më parë, këtë radhë duket se do t`i ndajnë rrugët e tyre vërtet. Burime për Page Six thonë se Tish Cyrus tashmë e ka bërë kërkesën: aktorja dhe prodcentja pretendon se arsyeja e ndarjes janë “dallimet e papajtueshme” me bashkëshortin. TMZ sakaq pretendon se ata, prej dy vjetësh tashmë, nuk janë më bashkë.

I ati i Mileyt, Billy Ray pati bërë një kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por e tërhoqi pasi dyshja ra dakort t`i jepte lidhjes një shans tjetër.

Tre vjet më vonë, pati një tjetër kërkesë për ndarje, por cifti u pajtua pas 10 ditësh.

Përveç 29-vjeçares Miley, Tish dhe Billy Ray kanë edhe katër fëmijë të rritur: Noah, 22 vjeç, Trace, 33 vjeç, Braison, 27 vjeç dhe Brandi, 34 vjeç.