Dikur adoleshenti romantik, sot burri gjakftohtë që mund të “ndezë” Luftën III-të Botërore, imazhet e rralla të Vladimir Putin

Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull Presidentit të Rusisë, për ta parë figurën e tij përmes imazheve.

“Nga adoleshenti romantik te njeriu që mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore. Imazhet magjepsëse tregojnë se si Vladimir Putin u shndërrua nga një adoleshent tipik në një oficer i dashuruar me xhudon e KGB-së…dhe presidenti që kërcënon botën”, shkruan Daily Mail.

Përpara pushtimit të Rusisë, Vladimir Putin më së shpeshti u fotografua me homologët e tij në takime zyrtare, gjatë paradave të forcës ushtarake në vendin e tij të origjinës ose duke shijuar peshkimin dhe gjuetinë në fshatrat ruse.

Por nuk ishte gjithmonë kështu.

Ishte një kohë kur një Vladimir Putin, disa vite më parë është fotografuar i qeshur duke ngulur sytë tek kamera e kur ai pozonte para aparatit i veshur me një xhaketë lëkure.

Vladimir Putin, pesë vjeç, fotografuar në korrik 1958, ulur në prehrin e nënës së tij, Maria Ivanova Putina

Vladimir Putin në një fotografi shkolle në moshën tetë vjeçare në vitin 1960.


Mësuesi i Putinit në kohën e kësaj fotografie në vitin 1964, kur presidenti tani rus ishte vetëm 12 vjeç, e quante si një ngatërrestar, por jeta e tij mori një drejtim të ri ndërsa ai u rrit dhe filloi të praktikonte boksin dhe artet marciale.

Adoleshenti me humor: Vladimir Putin është fotografuar këtu në moshën 13-vjeçare në vitin 1965 në një foto shkolle në Shën Petersburg

Vladimir Putin në moshën 14-vjeçare

kjo foto, e vitit 1968 kur presidenti rus ishte 16 vjeç