Tjetër video se**i/ Ditë ‘ferri’ për Kim Kardashian, ish-i dashuri gati filmimin e ri

Kim Kardashian ka thirrur avokatët e saj në një përpjekje për të ndaluar publikimin e një videoje tjetër seksi. Kim ka frikë se ish i dashuri Ray J – i cili u shfaq me të në videon e saj famëkeqe të xhiruar gati 20 vjet më parë – ka në plan të bëjë miliona duke publikuar regjistrime të tjera intime. Kim ishte vetëm 22 vjeç kur u zbulua video e saj e seksit me të dashurin e atëhershëm Ray J.

41 vjeçarja ka shpenzuar qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur këtë çështje, para se të dalë një tjetër video. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj me çdo kusht.

Një burim tha: “Kim e di që Ray J ka bërë kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime.

Ajo u ka thënë avokatëve: “Vetëm mbi trupin tim të vdekur mund të ndodhë e njëjta gjë sërish”.

Kaseta e parë kërcënoi të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte vërtet, por në fund e ndihmoi ta katapultonte atë drejt famës. Ajo dhe reperi Ray J ishin 22 vjeç kur u realizua video.

Ajo ishte ende e panjohur kur u publikua në mars 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin Kim Kardashian: Superstar. Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të “mamager” Kris Jenner, Keeping Up With The Kardashians debutoi në ekranet televizive. Pavarësisht veprimeve të prindërve të saj, video u përhap në internet. Kevin Blatt – i cili kishte ndihmuar në publikimin e kasetës seksuale të Paris Hilton me lojtarin e pokerit Rick Salomon, One Night In Paris – pohoi në një intervistë ekskluzive me The Sun se atij iu ofrua mundësia për të blerë kasetën nga Ray J në 2006.

Blatt, tani 53 vjeç, tha se nuk ishte në dijeni se kush ishte Ray J, por ra dakord për një takim. Ray J i tha atij se ata e filmuan veten duke bërë seks gjatë pushimeve në Cabo, Meksikë, në ditëlindjen e Kim.
Por Blatt tha se nuk dëgjoi më kurrë nga Ray J, dhe në fund videoja 41-minutëshe iu dha nga një palë e tretë për Vivid Entertainment.
Kim ngriti një padi kundër Vivid së shpejti, duke e akuzuar atë për publikimin e kasetës pa leje. Tashmë Kim është shqetësuar se një tjetër video do të dalë së shpejti, ku ajo dhe ish-partneri janë duke bërë seks.