Alain Delon bën kërkesën për vdekjen e tij
Aktori i njohur francez, Alain Delon ka shprehur së fundimi se ka vendosur t’i jap fund jetës me dëshirën e tij.
Djali i tij Anthony Delon ka zbuluar në një intervistë për “RTL Channel” se aktori ka kërkuar eutanazinë. Anthony konfirmoi se babai i tij ia kishte shprehur këtë dëshirë dhe e udhëzoi të merrte të gjitha hapat e nevojshëm. Meqenëse Alain jeton në Zvicër, kjo është e ligjshme.
Madje ai ka shkruar edhe një mesazh lamtumire, të cilin e ka publikuar gazeta spanjolle “Marca”. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar dhe më kanë dhënë një mbështetje të madhe ndër vite. Shpresoj që aktorët e ardhshëm të gjejnë tek unë një model jo vetëm në punë, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderit. Alain Delon juaj”, thuhet në të.
Në një intervistë vitin e kaluar, aktori u shpreh në favor të eutanazisë dhe tha se ky hap ishte “gjëja më logjike dhe më e natyrshme që mund të bësh. Në një moshë të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor, ne kemi të drejtë të largohemi paqësisht nga kjo botë, pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës. ”Ai vetë duhej të shikonte sesi kjo iu mohua gruas së tij. Nathalie Delon vdiq nga kanceri pankreatik në janar 2021. Edhe ajo kishte dashur t’i jepte fund jetës së saj më parë, por nuk mundi të përfitonte nga eutanazia për shkak të situatës ligjore në Francë. Delon nuk e kapërceu kurrë këtë. Përveç kësaj, shëndeti i tij po e prek gjithnjë e më shumë. Në vitin 2019, pësoi goditje të shumta dhe një hemorragji cerebrale. Që atëherë, 86-vjeçari mësohet se ka qenë i kufizuar fizikisht./Lapsi.al