Kim Kardashian flet për lidhjen me Pete Davidson: Kam gjetur paqen
Kim Kardashian ka folur sërish për Pete Davidson me të cilin thotë se ka gjetur paqe dhe qetësi.
Në një intervistë me ABC News me Robin Roberts, ajo ka folur mbi marrëdhënien e saj me komedianin e “Saturday Night Live”, duke shprehur hapur ndjenjat e saj. Në promon e emisionit që publikohet sonte në darkë janë zbardhur disa pasazhe nga intervista.
“Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”– tha fillimisht 41 vjeçarja duke shtuar: “Natyrisht që dua të marr kohën time, por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur dhe është një ndjenjë shumë e mirë vetëm të jesh në paqe”.
Në intervistë do jenë po ashtu edhe Kris Jenner, Kourtney Kardashian dhe Khloe Kardashian, të cilat flasin për marrëdhënien e Kim me Pete.
“Ai thjesht e bën atë të qeshë dhe ajo qesh gjatë gjithë kohës”, thotë Khloe, ndërsa Kris e përshkroi atë si “Një djalë vërtet të këndshëm”.
Sigurisht, takimet në sytë e publikut nuk kanë qenë të qetë për Kim dhe Davidson. Të dy u përballën me kërcënime të ndryshme dhe sulme në mediat sociale nga ish-bashkëshorti i Kim, Kanye West.
Kim i kërkoi reperit përmes mesazheve private(të cilat ai i ndau në Instagram) që të ndalonte sulmet publike sepse po ndikonte në sigurinë e Davidson. Fillimisht kjo gjë nuk u pranua nga Kanye por së fundmi është raportuar se ai ka rënë dakord dhe i ka thënë Kim se nuk do i shqetësojë më.
Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt të vitit 2021 dhe u shpall syrtarisht beqare në shkurt të këtij viti. Ish-çifti, i cili tha “po” në 2014, kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.