Gjejeni kush u vesh tjetër me ‘body over all’? Camila Cabello, fiks si Era Istrefi
Camila Cabello zbuloi se po sjell një projekt të ri në bashkëpunim me Tik Tok. Ajo ka publikuar një video dhe disa foto ku shfaqet e veshur me Mugler, i njohur për ‘body over all’ që kanë frymëzuar yjet për t’u veshur ndryshe në klipe. Camila ndryshe nga shumica e vajzave VIP nuk e ka fizikun perfekt për këtë stil veshjeje, por duket gjithsesi shumë bukur, ndaj na e mbushi mendjen që body over all vishet nga të gjitha.
View this post on Instagram
Por ajo që nuk na shpëtoi nga fotot është pikërisht ngjashmëria shumë e madhe e veshjes së Camilas me të Era Istrefit në këngën e re, e njëjta ngjyrë dhe thuajse i njëjti dizajn, ndërsa për markën në rastin e Erës sonë nuk e vëmë dot dorën në zjarr se ka zgjedhur Mugler. Megjithatë, trendi thotë se pas Elvanës, Erës dhe Camilas, këtë stil veshjeje do e shohim gjithandej në klipe dhe performanca. Mos harrojmë edhe që Dua Lipa shkëlqeu po prap me një veshje të tillë gjatë turit të saj muzikor./revistawho.com