Zelensky në dy foto, para dhe në ditën e 40-të të luftës
Imazhet e fatkeqësisë dhe shkatërrimit shfaqen në Ukrainë përmes hirit të luftës, të cilat vazhdojnë prej dy muajsh, ndërsa në të njëjtën kohë krahasimi i dy fotove të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është tronditëse.
Njëra foto është pak para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe tjetra, e Agjencisë Franceze, është nga dita e 40-të e pushtimit, gjatë vizitës së tij të djeshme, në Bucha, ku u kryen mizoritë ruse ndaj civilëve.
Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për gjenocid dhe ushtarët e saj për trajtimin e njerëzve më keq se kafshët. Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putin një kriminel lufte dhe shtoi: “Ne duhet të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me armë në mënyrë që ajo të vazhdojë luftën e saj. Dhe për të mbledhur prova për një gjyq për krimet e luftës”.
Gjermania mbrëmë deportoi 40 diplomatë rusë, të cilët i cilësoi si të padëshiruar. “Jam thellësisht i tronditur nga pamjet e civilëve të vrarë në Bucha. Është e nevojshme të kryhet një hetim i pavarur dhe të kërkohet llogari”, tha Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron foli për “indikacione shumë të qarta të krimeve të luftës”, ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të dërgojë inspektorë në Ukrainë për të ndihmuar autoritetet në vërtetimin e ankesave. /abcnews.al