“Përkushtimin tim nuk e merr as nga qentë më besnikë”/ Dhon Xhoni dhe modelja ruse i japin fund lidhjes, shkak tradhtia?

Dukej e pabesueshme në fillim por Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, dhe modelja ruse Ariana Lirey nisën një romancë që erdhi pas komenteve në Instagram nga Ariana që ishte fanse e reperit. Brenda pak kohësh ata nisën një lidhje që mesa duket ka përfunduar, duke vërtetuar teorinë në të cilën besojnë shumë njerëz: Lidhjet e rrjeteve sociale nuk zgjasin.

Ka qenë bukuroshja ruse ajo që përmes dy statusesh në Instastory ka lënë të nënkuptohet se ata nuk janë më bashkë. “Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”– shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer.

Kjo u pasua nga një tjetër status që ngre dyshime se shkak mund të jetë bërë tradhtia nga ana e reperit. Pasi Ariana shkruan: “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, gjë që i përforcon edhe më shumë dyshimet për ndarjen.

Njohja e tyre nisi rreth një vit më parë kur filluan të realizonin edhe video live në Instagram. Ishte rusja ajo që bëri tatuazh portretin e Don Xhonit duke shprehur e gatshme mes të tjerash edhe për të mbajtur mbiemrin e tij.

Takimi i tyre i parë ka ndodhur në Dubai vetëm pak muaj më parë, prej nga ku ndanë foto e video. Më pas ata u shoqëruan edhe disa herë së bashku për të vijuar më pas lidhjen e tyre në distancë. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar dhuratat simbolike dhe dedikimet e ëmbla mes çiftit.

Në komentet që shkëmbenin bashkë ata i referoheshin njëri-tjetrit si “mami” dhe “babi” duke i bërë fansat të dyshonin se gjërat mes tyre jo vetëm janë bërë serioze, por tashmë po planifikojnë të bëhen prindër për herë të parë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por mesa duket çifti i ka ‘dhënë duart’ njëri-tjetrit.