Harrojeni moshën, Adrola në këto foto duket si motra e madhe e Troit
Në fotot e fundit të realizuara në një studio, Adrola Dushi duket si motra e madhe e djalit të saj, Troi.
Fotot i ka zbuluar fotografja shqiptare, Anjeza Dyrmishi e cila është zhvendosur në New York dhe sapo ka mbërritur i është përveshur punës me një nga modelet më të pëlqyera të Shqipërisë, Adrolën.
Ajo që vëmë re menjëherë sapo shohim fotot nuk është vetëm ngjashmëria e madhe nënë e bir, por sikur diferenca në vite mes të dyve në vite është shkrirë dhe Adrola është thjesht motra e madhe e tij. Dhe ku ka më bukur se të dukesh kështu si Adrola me shokun e saj të ngushtë, Troi që i kanë dokumentuar momentet më të bukura gjatë rritjes edhe në këtë set fotografik.
revistawho.com