FOTO/ Puthje të zjarrta në tapetin e kuq, yjet nuk i kursejnë momentet romantike me njëri-tjetrin
Gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘’Grammy’’ në Las Vegas. Yjet e njohur të muzikës kanë realizuar paraqitjen e tyre në tapetin e kuq veshur njëri më mirë se tjetri. Sakaq ajo që ra në sy ishin puthjet pasionante që çiftet e hollivudit dhuruan para kamerave.
1. Addision Rae dhe Omer Fedi
Ylli i TikTok-ut Addison Rae u shfaq në tapetin e kuq së bashku me të dashurin e saj, Omer Fedi. Rae kishte veshur një fustan të hollë Saint Laurent dhe vathë të trashë argjendi.Ndërkohë, Omer me flokët ngjyrë kuqe kishte veshur një mantel të zi. Ata nuk kanë hezituar të dhurojnë një puthje pasionante. Çifti konfirmoi lidhjen e tyre gushtin e vitit të kaluar.
2. Justin dhe Hailey Bieber
Justin dhe Hailey Bieber u shfaqën mbrëmjen e sotme mëse të dashuruar në tapetin e kuq. Hailey dukej mahnitëse me një fustan të bardhë pa rripa Saint Laurent me një varg të hollë perlash rreth qafës dhe flokët e tërhequr pas në një gërsheti të thjeshtë. Ndërkohë, Justin shkoi në drejtim krejtësisht të kundërt me një kostum të personalizuar Balenciaga, syze dielli dhe këpucë të trasha, të cilat i kombinoi me një kapuç rozë neoni. Çifti dhuroi një puthje romantike para fotografëve.
3. Kourtney Kardashian dhe Travis Baker
Dyshja kaluan në tapetin e kuq të kombinuar me veshje ngjyrë zezë . Kardashian kishte veshur një jumpsuit të zi Et Ochs. Nga ana tjetër, muzikanti kishte një veshje të zezë Givenchy me zinxhirë argjendi Tiffany & Co në qafë dhe në kyçin e dorës. Barker mbërriti në tapet me një pallto rozë të markës Raf Simons, të cilën e hoqi për të realizuar foto me dashurën e tij. Të dy shkëmbyen disa puthje të zjarrta në tapetin e kuq.
4. Ben Platt dhe Noah Galvin
Ben Platt dhe i dashuri i tij Noah Galvin gjithashtu shkëlqyen me veshjet e tyre. Së bashku të kapur për dore në tapetin e kuq të Grammy-it, ata u puthën para kamerave. Ben është planifikuar të pwrformojë në homazh t Stephen Sondheim. Dyshja janë në lidhje që nga pranvera e vitit 2020.