Elvana Gjata dhe Era Istrefi zgjodhën të njëjtën veshje për klipet e tyre

Era Istrefi ju kthye me shumë entuziazëm muzikës dhe publikut shqiptar. Ajo publikoi këngën e saj të re “BeBe” dhe publiku duket se mezi e kishte pritur rikthimin e saj.

Por e vutë re ngjashmërinë e një prej veshjeve të saj në klip, me atë Elvanës në bashkëpunimin me Mozzik?

Njëra me jeshile fosforeshente dhe tjetra me të zezë, por të dyja kanë nxjerrë në pah më të mirat e fizikut të tyre. “Body over all” quhet ndryshe kjo veshje që ja kemi parë edhe Dua Lipës më herët. Si Elvana, po ashtu edhe Lipa kanë zgjedhur Thierry Mugler, një nga emrat më të njohur në botë për t’u veshur. Ndërsa Era duket se është frymëzuar nga stili dhe prerja e veshjes për të sjellë versionin e saj ndryshe. Body over all nuk është edhe aq e përshtatshme për përditshmëri, por në klipe dhe performanca si këto të vajzave i japin tjetër magji gjithë videos.

Sipas jush cilës i shkojnë më shumë?/revistawho.com