“Njeriu ndihet sa do vetë”, ditëlindjet VIP na tregojnë si llogariten vitet

Nuk dimë nëse e keni vënë re apo jo, por personazhet publikë sapo na njohën me mënyrën më të bukur për të festuar ditëlindjet. Një trend i ri po vjen dhe ai lidhet me moshën. Gocat e skenës dhe ekranit na kanë treguar se e pranojnë në mënyrë shumë të ëmbël moshën e tyre.

Dje, Eneda Tarifa priti 40-vjetorin dhe në arredimin e festës kish zbuluar ditëlindjen duke shkruar: “31+9”.

Pak ditë më parë edhe Jonida Maliqi priti 39-vjetorin dhe në arredimin e bukur ishte shkruar: “40-1”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by revistawho.com (@revistawho)

Këtë mënyrë për të festuar e për të treguar moshën, pritet ta shohim edhe më shpesh tani e tutje dhe duhet pranuar që është ide shumë origjinale për të folur për vitet e jetës. Po ju sa vjeç mbushni?/revistawho.com