1 javë pas ndërhyrjes së komplikuar, Fedez lë spitalin: ‘Po kthehem për të jetuar’
Pas një jave të vështirë në spital, reperi italian, Fedez rikthehet në shtëpi. I shtruar që prej 22 marsit, Fedez iu nënshtrua një operacioni mjaft të komplikuar, pasi në trupin e tij u zbulua një lloj i rrallë tumori në pankreas.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Chiara Ferragni si dhe nga prindërit, Fedez ndaloi për të përshëndetur edhe gazetarët si dhe për t’i treguar gjendjen pas periudhës së vështirë.
“Jam mirë, më vjen mirë që po dal nga spitali.“- u shpreh ai, ndërkohë që nuk harroi të falenderonte miliona ndjekësit e tij përmes një postimi në Instagram.
Poshtë fotove të publikuara, reperi shkruan:
“Faleminderit ju që literalisht më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe dhënë forcë gjatë këtyre ditëve që s’kanë qenë fare të thjeshta për mua. Pavarësisht kësaj më kanë bërë ta shoh dhe ta përballoj jetën me një sy tjetër. Po kthehem në shtëpi, po kthehem për të jetuar. Dashuria është ilaçi më i mirë.”
View this post on Instagram
Sipërmarrsja e famshme, e cila ka qëndruar përkrah tij gjatë gjithë kësaj kohe, gjithashtu ka reaguar përmes një postimi, ku pavarësisht lodhjes fizike dhe asaj mendore, thotë se “ditët e bukura” janë kthyer sërish.