Pas ngjarjes tragjike në sheshxhirim, Alec Baldwin do bëhet baba për herë të shtatë

Disa muaj pas aksidentit tragjik, ku Alec Baldwin i mori jetën në sheshxhirim drejtoreshës së fotografisë, aktori ka zbuluar se gruaja e tij është në pritje të fëmijës së shtatë. Ka qenë vetë Hilaria, e cila postoi një video në Instagram ku shfaqet Alec duke luajtur me fëmijët e tij. “Një rreze drite në jetën tonë”, shkroi ajo.

Hilaria e cila pati dy dështime fëmijësh para se të bëhej nënë e fëmijës së gjashtë, ka pranuar se nuk mendonte se do mundte të mbetej shtatzënë sërish dhe kjo ishte një surprizë për të gjithë. “Ishim të bindur që familja jonë ishte plotësuar, por jemi të lumtur për këtë surprizë.

Alec dhe Hilaria po e kalojnë situatën e vështirë të muajve të fundit në mënyrë diskrete, ndërsa aktori i është rikthyer punës me një film të ri që po xhirohet në Itali./revistawho.com