Pas debatit për Einxhel, Arbana bën reagimin e papritur për Fjoralba Ponarin

Fjoralba Ponari bashkë me Argjira Spancën, mike të ngushta të Einxhel Shkirës, u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip për ta surprizuar.

Arbana Osmani i akuzoi dy vajzat se me vizitën e tyre po i jepnin informacion nga jashtë moderatores dhe për këtë i largoi menjëherë nga shtëpia.

Nga kjo burime për Iconstyle thanë se Arbana dhe Fjoralba kishin pasur një përplasje në korridoret e Top Channel, por me postimin e fundit në Instastory Arbana provoi se me Fjoralbën ose nuk ka debatuar kurrë, ose ka rregulluar marrëdhëniet.

“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës.

Duket se moderatoret e “Top Medias” i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe tashmë relatat e tyre janë shumë të mira.

Rikujojmë se së fundmi Fjoralba ka folur për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare në një nga intervistat e saj.

Ajo tregoi për dhimbjen që po përjeton, duke thënë se po mundohet të gjejë forcën për të ecur përpara.

“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, ka thënë mes lotësh moderatorja.