Fedez publikon foton nga spitali pas operacionit dhe zbulon se vuan nga një tumor i rrallë
Fedez ka reaguar për herë të parë rreth sëmundjes së tij duke zbuluar se ka një tumor të rrallë në pankreas.
Ditën e djeshme u raportua se ai i është nënshtruar një operacioni për të cilin nuk u dha asnjë detaj teksa sëmundja e reperit ishte mister. Ka qenë vetë artisti që ka postuar disa foto nga spitali teksa shkruan se është mirë dhe mezi pret të shkojë në shtëpi.
Më tej Fedez shkruan se operacioni ka zgjatur 6 orë dhe se i është hequr një pjesë e pankreasit.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.
Një nga ata që nëse nuk e kapni në kohë, nuk është një bashkëjetues i këndshme për ta pasur brenda trupit tuaj.
Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).
Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë.
Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falenderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërguat
Ju dua
Federiko”
View this post on Instagram
Tumoret neuroendokrine fillojnë në qeliza të specializuara të quajtura qeliza neuroendokrine. Qelizat neuroendokrine kanë tipare të ngjashme me ato të qelizave nervore dhe qelizave që prodhojnë hormone. Tumoret neuroendokrine janë të rrallë dhe mund të ndodhin kudo në trup. Trajtimi i tumoreve neuroendokrine varet nga lloji i tumorit, vendndodhja e tij, nëse prodhon hormone të tepërta, sa agresiv është dhe nëse është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Në përgjithësi, shkalla e mbijetesës nëse tumori nuk është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe kapet në kohë është 97%.