Einxhel dhe Dagz tregojnë publikisht detaje nga nata e tyre e parë bashkë: Në atë moment e kuptova që…

Einxhel dhe Dagz ishin te ftuar mbrëmë në “Natën me Aulonën” ku kanë folur gjerë e gjatë për lidhjen e tyre, historinë e dashurisë, planet për të ardhmen dhe sigurisht që nuk mund t’i shpëtonin pyetjes së moderatores për natën e tyre të parë.

“Shqiptarët janë shumë kuriozë të dinë, si ishte nata juaj e parë?”, i pyeti Aulona.Cifti tregoi se natën e parë nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe se atë natë kanë kuptuar se lidhja e tyre është shumë shpirtërore, jo thjesht dicka fizike.

“Fillimisht takova familjen, pastaj shoqërinë, kemi ndenjur deri vonë dhe kur kemi ikur që të flemë unë kisha një mungesë të theksuar gjumi. Dagzin e zuri gjumi pak më herët se unë, dola në ballkon piva një cigare. Nuk ndodhi asgjë mes nesh atë natë. K risma nuk kishte”, tha Einxhel duke qeshur.

Ndërsa Dagz shtoi “I lashë hapësirë pak, të merrte veten, të mos dukesha dhe unë si shumcia e meshkujve…uou direkt. Për mu nuk ishte veç dicka fizike, kisha nevojë për të, për të folur me të”.

“Natën e parë kuptuam që nuk e kishim mendjen te ajo gjëja që mendojmë të gjithë, por për të qenë me njëri-tjetrin, netët tjera pastaj… (qesh)”, shtoi Einxhel.

Cifti ka plane serioze për të ardhmen, tashmë lidhja e tyre është bërë e njohur dhe e pranuar nga familjarët e të dyve. Ata jetojnë mes Tiranësh dhe Prishtinës, ndërsa kanë marrë së fundmi edhe një banesë të tyren.