Në lule të jetës, ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik
Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Fushë Krujë. Disa makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe fatkeqësisht një i ri humbi jetën. Bëhet me dije se ai është Dejvi Allamani. I riu ishte drejtues i një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Njoftimi i Policisë:
Krujë Informacion shtesë për aksidentin e ndodhur pak orë më parë. Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Thumanë -Fushë Krujë, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet të shtetasve K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe pasgjeren, shtetasen E. Y., 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident shtetasi D. A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.