“Ruaje se po të merr burrin”, Dafina Zeqiri “shpërthen” ndaj ndjekësit, i del në mbrojtje Beatrix Ramosajt
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket vërtetë shumë mirë.
Dhe nuk kishte sesi në këtë postim të mungonin edhe komentet e shumta, jo vetëm nga fansat por edhe nga personazhet e njohura të showbizzit shqiptar.
Ndër ta ka qenë edhe Beatrix Ramosaj, e cila i shkruan “Okey”, teksa e shoqëron me disa emoji me flakë.
Menjëherë në komentet e saj ka pasur komente të tjera duke i thënë Dafinës që të ketë kujdes se mos i merr burrin.
“Ruju Dafin se po ta merr burrin” i shkruan një ndjekëse.
Epo ndaj kësaj ragimi i Dafinës ka qenë i mjehëreshëm “Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë asnjë me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”, ka shkruar ajo duke mbrojtur Trixën.