“Vec ora jem, bon sa krejt karriera e dikujt”/ Vazhdojnë përplasje virtuale mes Fisnikut dhe Fjollës, çfarë po ndodh mes tyre?

Ndarja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës është komentuar gjatë në mediat rozë për shkak edhe të thumbave të vazhdueshëm që ata bëjnë shpesh ndaj njëri-tjetrit.

Edhe në intervista të shumta që kanë realizuar të dy ata kanë lënë të kuptohet se ndarja mes tyre nuk ka qenë aq paqësore.

“Nëse e keni humbur një tradhëtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që do ndërsa ti ke humbur një mashtrues” -është shprehur Fjolla.

Nga ana tjetër, së fundmi edhe Fisniku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të bërë në Instastory ku ka publikuar një orë të shtrenjtë dhe shkruan:“Vec ora jem, bon sa krejt karriera e dikujt”.

Si duket ky është një thumb i hapur ndaj ish-partneres së tij e cila ka vendosur të heshtë duke mos reaguar ndryshe nga herët e tjera.