Borës i “ikën mendja” me debatet e vajzave në Përputhen, moderatorja humb toruan dhe reagon si kurrë më parë
Bora Zemani të jep përshtypjen që është gjithmonë e qetë dhe e dashur kur moderon “Përputhen”, por jo gjithmonë është kështu.
Ka raste që edhe Bora e humb toruan me konkurrentët e këtij formati, që shpeshëherë bëjnë debate dhe diskutime të kota. SHIKO VIDEON
Së fundmi, blogeri Olti Curri ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku duket qartë që Bora humb durimin dhe bën reagimin epik pas debatit mes vajzave.
Nuk është për t’i vënë fajin Borës, pasi është një program i përditshëm, me shumë të reja dhe të rinj që duan të bëhen menjëherë protagnistë dhe ndonjëherë e teprojnë me reagimet dhe sjelljet e tyre.
Ky është sezoni i dytë që Bora zemani moderon “Përputhen”, i cili vitin e kaluar arriti rekorde shikueshmërie dhe klikimesh pa fund.
Nuk dihet ende nëse Bora do jetë sërish prezantuese sezonin e ardhshëm, se ndoshta mund t’i ketë ardhur në majë të hundës kur sheh reagimin që ka bërë në videon e mësipërme.