Pas ndarjes nga Diletta Leotta, Can Yaman prezanton të dashurën e tij italiane: E bukur si dielli

Aktori i njohur i filmave turk, Can Yaman gjatë këtyre ditëve po qëndron në Itali për xhirimet e serialit “Sandokan” i cili pritet të sjellë seritë së shpejti.

Por, duket se puna nuk është vetëm një “justifikim” i arratisjes së tij atje, pasi gjatë kësaj periudhe ai ka filluar një histori të re dashurie me aktoren Francesca Chillemi.

Këtë ndryshim në jetën e tij e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku shprehet se e dashura e tij është e bukur si një diell.

“E bukur si dielli”,-ka shkruar aktori në një fotografi të dyshes.

Ju rikujtojmë se Can ka qenë në një lidhej dashurie me gazetaren italiane, Diletta Leotta me të cilën kishte filluar edhe ta zyrtarizonte lidhjen e tij, pasi ishin takuar me disa nga anëtarët e familjes. Dyshja shfaqeshin shumë të dashuruar në vende publike dhe deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin nuk mungonin kurrë.

Por, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me to pasi vetëm para disa muajsh ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Në një intervistë që zhvilloi së fundmi me “Verissimo Tv” bukuroshja italiane u shpreh se historia me Can ka qenë një nga më të bukurat e jetës së saj dhe akoma e dashuron.

“Me Can pata një histori të bukur, një ëndërr, një përrallë, dashuri me shikim të parë. Ne jemi dy 30-vjeçarë që e duan njëri-tjetrin dhe që përpiqen të jetojnë këtë pasion të madh”,- tha ajo.