Keqkuptimet ‘qesharake’: Si divorci i aktorëve po kthehet në një ‘luftë të ashpër’
Divorci nuk është kurrë i lehtë, por ai bëhet edhe më i vështirë kur shoqërohet me mosmarrëveshje dhe problematika të tjera. I tillë duket se është edhe divorci i Channing Tatum dhe Jenna Dewan.
Beteja po nxehet dhe pika më e madhe e mosmarrëveshjes lidhet rreth kujdestarisë së vajzës së tyre, Everly. Ata duket se nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe akuza po hidhen nga njëra anë në tjetrën.
TMZ raporton se Jenna ishte “e habitur dhe shumë e mërzitur kur Channing paraqiti dokumente ligjore të martën duke i kërkuar një gjyqtari të hartonte një skedulim të kujdestarisë për pushime”.
Ana e historisë e Channing është se ajo kishte rënë dakord për disa, por jo të gjitha pikat e renditura në plan, dhe ai kërkoi ndihmën e një gjyqtari për ta korrigjuar këtë.
Pika tjetër e konfuzionit qëndron te fondet në dispozicion për bashkëprindërimin e vajzës së tyre. Detajet e mbështetjes së fëmijëve duken të paqarta mes të dyve, pasi Jenna pretendon se Channing nuk po kontribuon financiarisht në kujdesin e vajzës së tij.
Qëndrimi i Channing për këtë është krejtësisht i ndryshëm. Ai i referohet një llogarie të përbashkët me atë që TMZ i quan “fondet e komunitetit” që synohen të përdoren për nevojat e vajzës së tyre.
Edhe grindjet e vogla e më të thjeshta po bëhen pika të mëdha mosmarrëveshjeje. Marrëveshja mes Channing dhe Jenna-s është që kur njëri prind ka Everly, tjetri lejohet ta kontaktojë në Facetime çdo ditë.
Jenna thotë se Channing nuk po i përmbahet këtij kushti, ndërsa ai e mohon këtë.
Ish-çifti ka qenë i martuar nga 2009 deri në 2019-ën.