Kodi Civil në Kosovë, Kristi Pinderi ndjek Albin Kurtin: Standard i ri, s’e ka asnjë tjetër

Kristi Pinderi, aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT duke se ka ndjekur zhvillimet e seancës plenare sot në Kosovë, ku u diskutua lidhur me ndryshime të mundshme në Kodin Civil. Vëmendjen Pinderit ia ka marrë fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkoi votën pro nga deputetët për martesat mes të njëjtës gjini.

“Fjalimi i Albin Kurtit ne kuvend sot, ne mbeshtetje te komunitetit LGBT eshte historik ne te gjithe hapesiren shqiptare. Nuk ka asnje tjeter politikan shqiptar qe te jete afer standartit te ri qe sapo ka vendosur Albin Kurti,”-shkruan ai.

Sot, Kurti ka theksuar që te “regjistrimi i bashkësive civile të personave me sekse të njëjta”, në Nenin 1138, është paraparë mundësia që këta persona të mund të regjistrohen si “bashkësi civile”.

“Nga pikëpamja konservatore. Shihni sot ju vendet perëndimore dhe demokratike. Pikërisht konservatorët janë ata të cilët janë për lejimin e martesave të sekseve të njëjta. A e dini pse? Se martesa është institucion konservator, dhe ata kanë interes në hegjemoninë e këtij institucioni konservator. Jemi të ndryshëm, disa janë më shumë të ndryshëm, por të gjithë jemi njerëz. Dhe unë besoj në të drejtat e njeriut. Pra, kjo është tejet e rëndësishme. Unë nuk besoj që duhet t’i meritojmë të drejtat, të drejtat na takojnë. Nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është sikur unë, mund dhe duhet të jemi të barabartë, kjo është baza e justifikimit të cilën unë po them,”– tha Kurti në Kuvend.

Në Kushtetutën e Kosovës, parashikohet që “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”. Por, ka një deformim më pas në Kodin Civil aktual, pasi që aty konkretizohet martesa si një e drejtë që i takon vetëm një dysheje heteroseksuale.

(k.m/dosja.al)