E papritur në Formula 1! Ish-kampioni i botës humb garën e parë të sezonit
Formula 1 ngre siparin e saj në këtë fundjavë, me Çmimin e Madh te Bahreinit që nis zyrtarisht sezonin e ri. Por pak ditë para garës së parë, është mësuar se një nga protagonistët e sezonit nuk do të zbresë në pistë.
Sebastian Fetel ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për COVID-19 dhe është izoluar menjëherë, duke humbur mundësinë që të zbresë në pistë këtë fundjavë me makinën e tij Aston Martin. Megjithatë, do të jetë një tjetër pilot gjerman ai që do ta zëvendësojë.
Niko Hulkenberg do të ulet në njëvendshen e Fetel, i mësuar që të luajë rolin e zëvendësuesit sa herë ka probleme me COVID-19. I kthyer në opinionist televiziv për Severus TV, duke komentuar garat, Hulkenberg edhe në vitin 2020 zëvendësoi Serxhio Perez në Silverston dhe Lens Stroll në Nurburgring, duke dhuruar paraqitje mjaft të mira ndonëse i punësuar vetëm për fundjavën.