“A e fal tradhtinë për hir të djalit?”/ Nga zënkat me këngëtarin te raporti me nënën e tij, flet gruaja e Shpat Kasapit: Secili duhet të dijë vendin e vet
Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jaho janë bërë prindër për herë të parë, ku dy muaj më parë erdhi në jetë djali i tyre Roeli. Gruaja e artistit ka rrëfyer së fundmi nëpërmjet rrjeteve sociale detaje nga jeta e tyre në çift pas lindjes së djalit, marrëdhënien me vjehrrën e saj madje nuk ka nugrruar t’iu përgjigjet as pyetjeve në lidhje me tradhtinë dhe operacionet plastike.
27-vjeçarja zhvilloi një intervistë virutale me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fansat. Ajo ka zuluar raportin e saj me nënën e Shpat Kasapit, ku theksoi se ka qenë mbështetje e madhe për të jo vetëm gjatë shtatzanisë por edhe pas lindjes.
Ndër të tjera e pyetur nëse është më mirë të jetsh vetëm me bashkëshortin apo edhe me prindërit e tij, Jaho u përgjigj duke thënë se e rëndëshishme është prvatësia në çift dhe se “secili duhet të dijë vendin e vet”.
Pyetje: Si e ke raportin me vjehrrën?
“Më ka vajzë të vogël, pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe pastaj vi unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, madje tani jam në Gostivar tek mami im dhe më ka marrë malli të shkoj në Shkup që ta përfqafoj mamin e Shpatit e të më këshilloj siç di ajo për shumë gjëra.”
Pyetje: Po mamaja e Shpatit a të ndihmon?
“Po patjetër sa herë që duhet. Por s’dua ta lodh unë vetë çdo herë. Për mua ajo ka qenë mbështetja më e madhë në shtatzani dhe tani. Pasi përveç të tjerash është edhe specialist e marrëdhënieve familjare dhe më ka ndihmuar shumë në raport me Roelin me ndërtimin e raporteve nënë-fëmijë.”
Pyetje: Ku ta gjejmë një vjehërr si të tënden se na u prish truri me vjehrra të dashuruara pas vetes.
“Më besoni që edhe ne të rejat kemi pak faj. Nuk mundohemi ti kuptojmë gjeneratat më të vjetra, mendojmë se vetëm për keq na flasin vjehrrat. Ehde fjalën më të mirë e keqkuptojmë disa herë, se nuk ulemi me veten pakëz të mendojmë se: “hey ajo është nëna e burrit tim, burrin tim e ka fëmijë dhe don më të mirën për fëmijën e saj”.
Kush vjehërr don ta shohë nusen e djalit keq? Asnjë, ndaj dhe keqkuptohen nga ne. A e di sa me komplekse rrinë vjehrrat kur vjen nusja, sepse nuk e dinë si të reagojnë si të të flasin. Sepse të rejat nuk ua japin hapësirën mendoj. Nuk sillet çdo gjë rreth burrit, ai burrë ka nënë baba, vëll e motër. Si do doje ti të ti respektojë familjen tënde ashtu mundohu ti t’ja respektosh familjen atij. Por që tregohuni në fillim vetja, e jo në fillim engjëll dhe pastaj djall. Edhe anasjelltas blen për vjehrrat.”
Pyetje: Të jetosh me vjehrri apo vetëm?
“Të jetosh në privatësi me ose pa vjehrrit. Ka dikush që është me vjehrri dhe e ka privatësinë e vet në çift dhe ka dikush që jeton vetëm por pa privatësi, domethënë mos lejo asnjë të hyjë në mes çiftit. Secili ta dijë vendin e vet si nusja si dhëndri si vjehrra”
Për sa i përket Shpat Kasapit, ajo ka treguar se i merr me sportivitet “ngacmimet” që i bëhen për të pasi nuk i ka kursyer batutat me ndjekëset e saj, të cilat janë fanse të këngëtarit. Gjithashtu e pyetur nëse do ta falte tradhtinë për hir të djalit, Selvija ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke thënë se absolutishte nuk do ta falte.
Pyetje: Pse ma more Shaptin?
“A ti më paske menduar mbrëm që s’më zuri gjumi gjith natën? Unë mendoja se nga pija energjike…”
Pyetje: Jeta në çift?
“Pastaj më fajësoni mua që jua kam marrë Shpatin. Unë e shkreta me gjithë të mirat jam duke jua mbajtur. Do postoj më shumë”
Pyetje: Na fol diçka për martesën se s’na mbushet mendja ne të rejave për martesë.
“Rrini kënaquni. Çdo gjë në kohë të vetë. Por që është mirë kur keku të mbështetesh. Të kuptohesh pa folur, të duhesh edhe kur ti se don veten, të pëlqehesh edhe kur s’ke fjetu dy ditë.”
Pyetje: Si u dashurove me Shpatin, me shikim të parë apo si?
“Në shikim të 30, në fillim ishim shokë”, shkruan ajo duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.
Pyetje: A e fal tradhtinë për hir të djalit? Dhe çfarë mendon për ata baballarë që ndahen por kurrë s’bëjnë asgjë për femrën?
“Pse duhet për hatër të djalit të falësh gjëra? Absolutisht jo. S’më pëlqen fare të flas për bureca si bukurreca që fshihen nga përgjegjësitë e tyre.”
Pyetje: Sa vjeç je ti Selvije dhe sa Shpati, sa e keni mbajtur lidhjen?
“Unë jam 27, Shpati 36. Në lidhje kemi qenë diku rreth 1 vit, më pas i zyrarizuam gjërat.”
Pyetje: A ziheni shpesh me Shpatin, se ai më duket më chill (i qetë), ti më dukesh më principiele?
“Shpati çdo herë e ka në terezi. Po, zihemi si jo. Ku ka çift që nuk zihet, sidomos unë që gati 1 vit i kam hormone ca lart ca poshtë, të ma bëjë hallal Shpati. Por që zihemi 2 minuta, pastaj qeshim, fundja fundit çfaë do bëjmë, në një shtëpi jemi patjetër pajtohemi.”
Pyetjet e tjera nga ndjekësit kishin lidhje me ndërhyrjet estetike që mund të ketë bërë 27-vjeçarja. Ajo shprehu se nuk ka bërë ende asnjë operacion plastic, por deklaroi se do të donte të bënte buzët.
Pyetje: Çfarë do të doje të ndryshoje tek vetja?
“Do bëja buzët sepse më shkon një laps për një javë duke i zmadhuar. Dhe do jua tregoj dhe juve të gjithë procedurën dhe rezultatin.
Pyetje: A ke bërë operacione plastike?
“Po ja tek doktori i operacioneve rri se s’kam punë tjetër. Aman o njerëz më besoni nuk e kam kompleks ta them nëse kam bërë ndonjë gjë, se nuk jua kam për borxh. Por aman me be do jua tregoj çfarë do bëj që të flini me qetë. Normal nëse i dalloni çfarë ëshë operacioni plastic me trajtimet e tjera estetike. Se ju po të të shikoni edhe me fillera ju duket se janë operacione plastike. Informohuni pakëz…”