A ka diçka më shumë mes tij dhe Jasmin Kadriut? Përgjigjja e Ardian Bujupit dhe Sabrine i tha të gjitha
Ardian Bujupi ka zgjedhur që jetën personale, e sidomos lidhjet, t’i mbajë larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, së fundmi po bën një marketing të mirë për këngët e reja duke krijuar aludime të ndryshme.
Ai ka qenë këto ditë në qendër të mediave sociale pasi u përfol për një lidhje me Jasmin Kadriun, ish-konkurrenten e ‘Për’puthen”. Më pas u zbulua se po bashkëpunonin për videoklipin e këngës së re të këngëtarit që publikohet në prill.
Ndërkohë Jasmina dhe Ardiani u fotografuan krah njëri-tjetrit në Prishtinë, e po ashtu kanë publikuar një video shumë hot në TikTok ku kërcejnë bashkë. Rrjedhimisht, ndjekësit kanë nisur të mendojnë nëse ata janë apo jo në një lidhje.
Mes komenteve të shumtë dikush shkruan: “Në fillim Ms. Aldi, pastaj Ms. Mai, pastaj Ms. Bollywood dhe tani Ms. Adria.”, duke përmendur gjitha lidhjet e aluduara të Ardian Bujupit, teksa me “Bollywood” i referohet Sabrine, e cila është me origjinë nga India.
Ky koment nuk ka kaluar pa rënë në sy nga Ardiani i cili i shkruan se Jasmina është thjesht aktorja kryesore në videoklipin e tij të ri dhe duke shuar kështu zërat se mes tyre ka diçka më shumë. Sakaq, një koment e ka bërë edhe Sabrine e cila shkruan me ironi se: “Unë mendoj se jam një njeri me emër të madh në Bollywood”. Kjo pasi ajo është balerinë dhe modele e jo aktore.
Kështu, dyshja ka lënë të kuptohet se lidhja e tyre vijon. Pas mbi një vit shkëputje, së fundmi ata janë shfaqur sërish bashkë në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme. Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste.
Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.
Mirëpo, kur kanë kaluar rreth dy vite nga ajo kohë, se ata tashmë janë sërish bashkë. Javët e fundit si Ardiani, ashtu edhe Sabrine kanë filluar të postojnë sërish foto e video me njëri-tjetrin në Instagram dhe TikTok.