“Dua të jem çdo ditë me to”/ Aktorja amerikane tërhiqet nga bota e aktrimit, zbulohet shkaku kryesor

Aktorja e njohur, Sandra Bullock ka ndarë një lajm për të gjithë ndjekësit e saj se tashmë do të tërhiqet nga bota e filmit, të paktën tani për tani.

Gjatë një intervistë të dhënë për “Entertainment Tonight” Sandra është shprehur se nuk e di sa do të zgjasë kjo shkëputje, pasi tashmë ndihet e lumtur edhe me gjërat e tjera që bën, si psh kujdesi për familjen.

Ajo ka treguar se ndihet mjaft mirë teksa kujdeset për dy fëmijët e saj, 10 dhe 12 vjeçar të cilët janë të lumtur që mamaja e tyre tashmë është me to.

“Unë e marr punën time shumë seriozisht,” tha ajo, duke vënë në dukje se është një punë “24/7”. “Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë,” është shprehur më tej aktorja.

 

Teksa u pyet nga gazetari se cilat janë gjërat që i pëlqen t’i bëjë në përditshmëri ajo ka treguar se po bën gjithçka që i bën fëmijët e sja të ndihet mirë, pra po kujdeset shumë për “axhendën e tyre sociale”.