Kush ia hodhi reçipetat rozë Malumës? Kejvina Kthella trazon rrjetin (POSTIMI)

Këngëtari latin Maluma nuk do e harrojë për gjatë koncertin e mbajtur në Tiranë. Jo për shumën e majme që mori …por për gjestin që ia bëri një prej fanseve. Këngëtarit latin iu hodhën në skenë një palë reçipeta rozë. Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon. Nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që ‘pronarja’ e reçipetave mbeti enigmë.

Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të sosur. Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.

Nuk dihet nëse modelja ishte ajo që i vari reçipetat mirëpo komenti lë shumë vend për dyshime…

(a.b)/dosja.al