Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, së bashku në klipin muzikor të këngëtares, por jo si dikur
Jennifer Lopez ka publikuar klipin e ri muzikor të titulluar “Marry Me”, duke përfshirë edhe momente nga jeta e saj private.
Në videoklip këngëtarja tregon një pjesë të asaj që bën në përditshmëri, njësoj si komedia e saj me të njëjtën titull, e cila u publikua muajin që lamë pas.
Ben shfaqet në shtrat me Lopez duke u përqafuar me të dhe duke e bërë të qeshë. Në një moment, ata gjithashtu zgjasin krahët për të mbajtur duart e njëri-tjetrit edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet kurrë.
Ju rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ben shfaqet si protagonist kryesor në videoklipin e këngëtares.
Në vitin 2009, ai bëri paraqitjen e tij të parë në projektin e Lopezit të titulluar “Jenny From the Block”./revistawho.com