U rikthye në ekran pas humbjes së mamasë! Fjoralba Ponari: Dhimbja është e imja

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari është rikthyer në ekran pas humbjes së nënës së saj. E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare. Moderatorja tha se kjo që po kalon është një dhimbje që po e përjeton vetëm ajo e se duhet gjetur forca për t’u ringritur

“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për tu ringritur, për të frymëzuar të tjerët.”

Dalina Buzi, me lot në sy u shpreh: “Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz.”

(a.b)/dosja.al