Të përqafuar me njëri-tjetrin, Genta Ismajli ndan fotot e ëmbla të binjakëve
Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë në fillim të këtij viti. Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Usta mirëpritën në jetë dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë. Megjithëse është treguar shumë e rezervuar sa i përket vogëlushëve, ajo ndau për herë të parë një foto të tyre disa ditë më parë.
Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja ka ndarë disa imazhe të tjera të binjakëve Icon dhe Ivy Blue. Fotot janë realizuar teksa vogëlushët shihen të përqafuar me njër-tjetrin. Kujtojmë se lami se këngëtarja ka sjellë në jetë binjakët e saj u bë me dije me 21 Janar pasi e kishte mbajtur lajmin të fshehtë.