“Pashë valixhen, humba gruan dhe dy fëmijët”, ukrainasi me lot në sy tregon skenën
Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme humbjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Ata u v.ranë nga një pre.dhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter.
“Unë njoha valixhet dhe kështu e mësova”, tha Serhiy Perebyinis për New York Times. Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, ishin në qytetin e Irpin dhe po arratiseshin.
Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luft.imeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu”, tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të niste luf.ta.
Ai tha për New York Times se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.
Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se “e gjithë familja ime iku në botën tjetër në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë lu.ftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur”.
“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai me lot në sy, por askush nuk do t’ia dijë.
Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luf toj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate”.