Publikohen bisedat mes Einxhel Shkirës dhe Semi Jaupajt! Mesazhet e forta që vajzat i kanë dërguar njëra-tjetrës

8-Marsi si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” i fton të gjithë të reflektojnë për rolin e grave në shoqëri dhe për çështjet sociale e politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende. E sigurisht është edhe një ditë ku mund të shprehim konsideratat dhe vlerësime që kemi për gratë.

Kështu, Einxhel Shkira ka publikuar së fundmi në Twitter screenshotin e bisedës së saj me Semi Jaupaj në këtë ditë domethënëse. Dy vajzat kanë shkëmbyer mesazhe të forta që më pas kanë dashur t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre.

Moderatorja i shkruan Semi: “Gëzuar 8Marsin shpirt i bukur”, kurse këngëtarja i ka shkruar: “Gëzuar 8Marsin vajzë e fortë!”. Postimi i Einxhel ka marrë mesazhe të shumta pozitive edhe nga ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

Einxhel dhe Semi krijuan një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Ato kanë treguar në rrjetet sociale se ruajnë ende të njëtat marrëdhënie edhe pas daljes nga formati.