Video: Ledri Vula i bën të pabërën Elvana Gjatës në koncert

Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë dy artistët shumë të dashur për skenën shqiptare. Ata janë të kërkuar shumë në koncerte.

Gjithashtu ata së bashku kanë edhe bashkëpunimin e titulluar “Mike”, që edhe pas kaq shumë kohësh prej kur është lansuar, vazhdon e dëgjohet.

Së fundmi, ata kanë mbajtur një koncert bashkë ku dhe kanë interpretuar hitin e tyre. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti që ka bërë reperi ndaj këngëtares.

Teksa e fton këngëtaren në skenë, Ledri merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj. Ky gjest i papritur dhe miqësor nga ana e reperit ka bërë që të pranishmit të brohorasin me të madhe. Dyshja gëzojnë raporte tejet miqësore së bashku.

Elvana Gjata do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin Bardhi dhe Dj Gimi. Një pjesë e vogël e këngës ka qarkulluar në rrjete sociale dhe duket se do të jetë një hit i padiskutueshëm.

Elvana ka publikuar një video në Instagram, ndërsa i tregon projektin e ri prindërve të saj, por vëmendjen e ka marrë komplet reagimi i tyre.

Elvana shofere që thotë: “po i tregoj mamit dhe babit këngën time të re”, mami në vend të parë dhe babi ofruan një skenë mjaft komike.