Dagz publikon foto me nënën, vëmendjen e të gjithëve e mori komenti i Einxhel (foto)
Dagz ka publikuar foto me nënën. Arbër Gumnishta ndryshe i njohur me nofkën e tij artistike Dj Dagz, ka publikuar foto me të ëmën.
Përveç fotos ai bashkangjiti edhe një video ku u shfaq duke përqafuar ngrohtësisht nënën. Ndërkohë nuk ka munguar as dedikimi me rast të 8 Marsit: “Çdo gjë per ty NËNA IME 🙏🏻Të dua shumë”, ka shkruar Dagz.
Në anën tjetër mori vëmendje edhe komenti i Einxhel në postimin e partnerit dhe ‘vjehrrës’. “Dashuri e Pastër”, shkroi Einxhel duke e shoqëruar me një emoji me zemër.
Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi trekëndëshin e dashurisë së krijuar mes Donaldit, Borës dhe Beatrixës. Moderatorja ironizon mbështetjen që ka pasur aktori i humorit gjatë kohës që ishte në lojë, teksa shpreh kureshtjen nëse do të kishte pasur të njëjtin reagim nga publiku nëse situata e Donaldit do t’i kishte ndodhur asaj.
“Në të gjitha situatat kam qenë vetëm dhe askush nuk ngrihej me zë të lartë të thoshte se është padrejtësi kjo që po thuhet. Kur janë analizuar të njëjtat gjëra nga banorë të tjerë, të cilët janë glorifikuar, mund të jenë të ngjashme me të miat por thjesht ata të tjerët kanë pasur mbështetje kurse për të miat jo.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njerëzit jashtë. Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, nëse do kisha pasur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj më vonë do kisha njohur dikë dhe do isha dashuruar, e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?”, tha ajo.