Leonardo Di Caprio dhuron shifrën marramendëse për Ukrainën, por cila është lidhja mes këtij shteti dhe aktorit?
Në konfliktin Rusi-Ukrainë shumë shtete të botës kanë dalë në mbështjetje të Ukrainës e cila po vuan pasoja e një lufte katastrofike.
Aktori i njohur, Leondardo Di Caprio ka dhuruar 10 milionë dollarë në ndihmë të Ukrainës.
Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij e cila ka lindur në Odess, qytet ky në jug të Ukrainës dhe më vonë është zhvendosur në Gjermani.
Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.