Konkurrenti i “Për’puthen” tregon hallin që e ka zënë: Kam gjashtë muaj pa kryer marrëdhënie intime

“Për’puthen” është një emision dashurie që brenda vetes ka disa rregulla. Të gjithë konkurrentët të cilët bëhen pjesë e programit, iu ndalohet të kenë lidhje jashtë apo afrimitet me dikë.

E gjatë puntatës së mbrëmshme ishte Bruno ai që tregoi se po “vuan”. Sipas tij ka gjashtë muaj brenda në program dhe ka rrespektuar rregullat duke mos pasur marrëdhënie intime.

Ishte Florjana ajo e cila e ngacmoi duke i thënë se do ta lërë atë edhe gjashtë muaj të tjerë. Madje edhe opinionisti, Arjan Konomi, u shpreh se Bruno me këtë gjë e sheh atë vetëm si objekt për nevoja fiziologjike.

Ndërkohë Florjana, e cila po vijon njohjen me Brunon në programin “Përputhen”, sot ka folur për disa detaje në jetën e saj. Ajo rrëfeu se si kishte kaluar një fëmijëri ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe, pasi prindërit e tyre janë memecë.

“Edukata që u jepja atyre ishte përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh ajo, e cila tregoi se as vetë nuk e dinte se ku e gjente forcën për ta përballuar.