Mbretëresha Elizabeth largohet përgjithmonë nga pallati Buckingham!

Mbretëresha Elizabeth ka vendosur të braktisë rezidencën e saj historike dhe të shkojë të jetojë përgjithmonë në Kështjellën Windsor. Pallati Buckingham ka qenë rezidenca zyrtare e mbretërve që nga viti 1837, kur mbretëresha Viktoria u vendos atje.

Por Elizabeth nuk e pëlqeu kurrë atë, aq sa në fillim të mbretërimit të saj ajo pati njëfarë hezitimi për të shkuar atje dhe ishte Winston Churchill ai që e bindit për rëndësinë simbolike të të jetuarit atje. Por në dy vitet e pandemisë, shumë gjëra kanë ndryshuar: Elizabeth jetonte në Windsor si masë paraprake dhe prej andej ajo i kreu angazhimet e saj.

Duket se hera e fundit që ka kaluar natën në Pallatin Buckingham ka qenë në mars të vitit 2020. Nga ana tjetër, mbretëresha është shumë e lidhur me kështjellën Windsor: pikërisht aty ka kaluar muajt e fundit në shoqërinë e Princit Philip, i cili u nda nga jeta prillin e kaluar. Aty pranë jetojnë dy djemtë e tij, Andrea dhe Edoardo.

Mbretëresha sapo është shëruar nga Covid-19. Tashmë ajo ka rifilluar takimet zyrtare në Zoom./L.F-dritare.net