“Kam përjetuar dy luftërat ballkanike”/ Këngëtarja e njohur rrëfen për herë të parë vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe ndihmën që i ofroi Franca

Këngëtarja e njohur kosovare, Fevzie Konushevci-Berani ose e njohur ndryshe me emrin e artit Gili, ka folur së fumdmi rreth jetës dhe profesionit të saj ku rrëfeu dhe një histori të cilën nuk e kishte treguar më parë.Artistja ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” të Prive’s ku tregoi se ka qenë pjesëmarrëse bashkë me fëmijët e saj në dy luftërat ballkanike dhe pavarësisht vështirësive që kanë kaluar ajo ka zgjedhur të vazhdojë të jetojë e lumtur dhe duke mos u dorëzuar kurrë.

“Me të dy fëmijët e mi kam përjetuar dy luftat ballkanike. Me Robertin kur ka qenë i vogël, vetëm nëntë muajsh e kam përjetuar luftën e Sarajevës, ndërsa me Redonin gjatë shtatzënisë edhe procesi i lindjes së tij ka ndodhur në Luftën e Kosovës. Domethënë jam pjesëmarrëse e dy luftërave. Ne sot këngëtarët kosovarë jemi plot energji edhe jemi shumë të fortë nuk dorëzohemi asnjëherë, bëjmë sikur nuk e kemi përjetuar asnjëherë”,u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu Gili rrëfeu dhe një fakt interesant gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku shteti francez i ofroi këngëtares kushtet e duhura për të jetuar në vendin e tyre. Por artistja e ka refuzuar ndihmën e tyre ku tregoi se kishte vendosur të kthehej në Kosovë me dëshirën e saj dhe plot vullnet për të jetuar në Prishtinë.

“Kurrë, edhe sikur ta dija se çfarë statusi po të më jepte Franca, edhe tani e preka, kur isha mysafire në Ambasadën Franceze, që Franca më ka dhuruar dokumentacionin, banesën, rehatinë siç mundet ta ëndërrojë çdo njeri në mes të Parisit. Unë nuk kam dashur edhe jam kthyer me shumë qejf, me shumë vullnet për të jetuar në Prishtinë, për të kontribuuar dhe për të qenë një qytetare e devotshme e Prishtinës”, tregoi Gili.