Xheri Vula i jep lamtumirën emisionit “Diçka po zihet” ne mënyrën më emocionuese

Paraditen e sotme në ekranin e RTV21 në Kosovë dhe TV21 në Maqedoni ka filluar rrugëtimin e tij show më i ri “N’majë t’gjuhës” me Xherin. Puntatën e parë të emisionit, Xheraldina e nisi me një mesazh lamtumire. Për 15 vite me rradhë Xherin ishim mësuar ta shihnim nën moderimin e emisionit shumë të njohur “Diçka po zihet”. Për fat të keq dera e këtij emisioni u mbyll përgjithmonë vitin që lamë pas.

Përmes një videoja pëmbledhëse u kthyem edhe njëherë pas në kohë me momentet më të bukura të show-t që bëri revolucion në Shqipëri dhe Kosovë.

Në vitin 2007 do të niste rrugëtimin emisioni i parë i gatimit në ekranet shqiptare. Xheraldina Vula, shefe kuzhine Fikrije Ukelli Ceka dhe Ola Sylaj do të sillnin një standart të ri në kuzhinën tradicionale dhe jo vetëm. Përgjatë 15 viteve shefa të ndryshëm me fame ndërkombëtare kanë gatuar recetat e tyre. Personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptarë si Eliza Dushku, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi e shumë të tjerë kanë argëtuar publikun. “Dicka po zihet” nuk e ndaloi rrugëtimin e tij edhe në periudhën e vështirë të pandemisë. Përmes smartphones, Xheri, Fikrije, Ola dhe i gjithë stafi vazhduan ti servirnin publikut “Diçka po zihet”. E kjo atmosferë e ngrohtë do të vazhdontë deri në vitin 2021 ku Xheri humbi krahun e saj të djathtë.

Pas një beteje me Covid19, shefe Fikrije Ukelli Ceka u nda nga jeta. Ceka ishte zonja e pare e cila doli në ekranet shqiptare duke paraqitur recetat e saj, si tradicionale ashtu edhe moderne.

Menjëherë pas këtij lajmi të dhimbshëm, Xheri vendos të mbyllë përgjithmonë emisionin “Diçka po zihet”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe moderatorja përballet sërish me një humbje. Bubuqe Berisha ishte regjisorja e para grua e diplomuar në Universitetin e Arteve në Prishtinë. Regjisore e një sërë filmash, shfaqjesh teatrale, emisionesh dhe shumë cmimeve të fituara. Berisha u nda po ashtu nga jeta.

Një tjetër koleg i saj, shefi i kuzhinës Përparim Babalia ndërroi gjithashtu jetë për shkak të Covid19.

E teksa ecën në korridoret ku për 15 vite me rradhë ka xhiruar programin e saj të zemrës, Xheri me dhimbje tregon mungesën që ish-kolegët e saj kanë lënë pas duke i cilësuar si të pa zëvëndësueshëm dhe ikona në atë se çfarë bënin.

Ky dedikim emocionues mbyllet me fjalët e ndjera të Xherit teksa qëndron me lot në sy pranë derës së “Dicka po zihet”.

“Kjo është dera në të cilën unë nuk do të futëm më. Këtu ishtë studioja e ‘Diçka po zihet’ dhe kjo studio nuk ekziston më. Ju falenderoj të gjithëve për ato 15 vite gëzimi. Sot nisim një rrugëtim tjetër. Lamtumirë ‘Diçka po zihet…”

Edhe ne Xher jemi gati të nisim së bashku me ty rrugëtimin e “N’majë t’gjuhës” i cili padyshim do të vazhdojë të jetë i mbushur më gëzim dhe argëtim për publikun.