Rastësia e frikshme/ Në vendin ku dje vdiqën 4 persona në Fushë Krujë, para 2 vitesh humbën jetën 4 të tjerë

Një aksident fatal i mori jetën katër personave në mesnatë në aksin Fushë Krujë-Milot.

Lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe, ishin shkaqet e aksident me pasoja katastrofike.

Nga ky aksident kanë humbur jetën Shkumbin Brati 20-vjeç, Almeina Kraja 16-vjeçe dhe shoferët Artan Alushi 30, vjeç dhe Alfred Dika, 39-vjeç.

Më 18 mars të vitit 2020 katër persona të tjerë humbën jetën në të njëjtin vend si pasojë e një aksidenti.

Një automjet “Audi” me targë AA 848 ZZ që drejtohej nga shtetasi Flamur Visha u përplas me një kamion me targa të Kosovës, duke e goditur nga pas. Në këtë aksident humbën jetën: Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç, Juljan Mehilaj 45 vjeç.