Qesharake: Michelle Hunziker poston statuse solidariteti për ukrahinasit nga Maldivet. Gazetarja e ofendon
Prononcimi i fundit i Michelle Hunziker në rrjetet sociale, nuk është pëlqyer shumë. Me pushime në Maldive, showgirl zvicerane pranoi se ndihej e shqetësuar për luftën në Ukrainë. “U zgjova me ankthe. Mund të dëgjoja fëmijë, gra dhe burra që qanin në gjumë. Ndihem në siklet duke qenë me pushime, e di që nuk mund t’i ndryshoj gjërat, por ndjej një ndjenjë pafuqie. Mendoj për të gjithë njerëzit që në këtë moment po ikin në radhët e pafundme për t’u larguar nga vendi”, tha prezantuesja dhe më pas shtoi: “Kërkova në internet për të kuptuar se cilat ishin arsyet e vërteta që çuan në gjithë këtë dhunë. Rezultati? Ato nuk ekzistojnë. Shpresoj që në këto orë të mund të gjejnë një marrëveshje për t’i dhënë fund kësaj lufte. Jam pranë me zemër gjithë atyre që po vuajnë pasojat”.
Nëpërmjet Instagramit, gazetarja Selvaggia Lucarelli kritikoi ashpër sjelljen e Michelle Hunziker: “Shkojnë me pushime në Maldive – gjë që nuk na shqetëson – dhe ndjehen të detyruar të shprehin shqetësimin për ata që janë nën bombardime”. Mos u shqetësoni, bëni pushimet tuaja, se Zelensky nuk do të ofendohet nëse zhyteni në mes të peshqve palaço”.
Gazetarja përfundoi: “Përveç kësaj, unë gjithmonë kam preferuar ata që vazhdojnë të bëjnë jetën dhe punën e tyre sesa ata që ndihen të detyruar të marrin pjesë publikisht në një dhimbje kolektive, sepse mendojnë se kjo është e mirë për reputacionin e tyre”. Për momentin Hunziker nuk i është përgjigjur ende Lucarellit.