Kombinimin e Kendall Jenner do ta kopjoni gjatë gjithë pranverës
Kendall Jenner ka shije të hollë në të veshur dhe kjo s’është diçka e re, por fakti që nuk lë vend për kritika në asnjë kombinim të sajin është për t’u *diskutuar*. Veshja e fundit gjatë Javës së Modës në Paris është thjesht uniforma që do të doni të mbani gjatë gjithë pranverës!
E thjeshtë në maksimum, elegante dhe si askush tjetër! Pa shumë përpjekje, Jenner mori vëmendjen e gjithë paparacëve që nxituan ta fotografonin për të na sjellë të gjithë veshjen.
Xhinse blu me prerje drejt dhe një xhaketë lëkure ngjyrë kafe të lirshme! Xhaketën, Kendall e kombinoi me çizme kafe lëkure, syze po kafe dhe kapelë sportive. I gjithë look-u dukej dyfish më bukur falë flokëve të rinj ginger!
Ky kombinim është gjithçka që na duhet për pranverë dhe falë Kendall-it do ta keni më të thjeshtë!
Anabelmagazine